Uncategorized

Për ty atdhe

Për ner t’ksaj feste kaq t’madhe, po refuzoj me shkru anglisht, se gjuha jeme osht shqipja. Shkronjat tona jan t’arta. Njashtu, po refuzoj me shkru në nji gjuh’ standarte t’kthjellt, se sipas menimit tem, fuqia e nji fjale asht ma kuptimplotë kur ajo shkruhet n’gegnisht apo në nji gjuh’ t’vertet e t’thjesht qi autori e përdor. Randsia e ksaj feste asht jetike. E mbaj n’men çdo vit për ner t’ksaj feste, përgatisnim me klasën vjersha të shkrimtarve t’mdhej, kang t’perlave shqiptare, e i kendonim përpara shkollës. Ma shum’ se nji muj përgaditje s’bashku. Shpeshherë dilnim prej klase me i ushtru vargjet, se e dishim qi u dashke m’i recitu me njifar emocioni t’zjarrtë (t’paktën kshu na diftojke msusja). E unë e shkreta, rrijsha dy orna mas shkollës se e dojsha nji performancë me zemër, me shpirt, se ashtu m’kish diftue msusja. Emocionet që ndihja ishin t’papershkrushme. S’maj men nji performancë ku nuk mu ka dridh zani si tel i çiftelisë, se gjith kam pas problem mi kontrollu emocionet. Po s’ka gja. Mir’ asht. S’du me zgat shum’, po du krejt me pa randsin e ksaj feste, se asht e madhe…gjigante. E un e du’, me tan zemren e du Shqipërinë e Kosovën…atdheun tem.

E n’fund, duke ju uru 28 nëntorin, po ju shpalosi nji vjersh t’Çajupit, e ju kaloni sa ma mir’, e dujeni njani-tjetrin.

Ku kemi lerë?

Në ç’vend kemi lere,
ku na bëjnë nder?
Në Shqiperi!

Po njeriu vete
cilin do në jetë?
Do vendin e tij!

Ku mund të gëzoje
dhe me nder të rrojë?
Në Shqipëri!

 

E juaja,

Fjo

Image

 

Advertisements

albakrp

Digital journal of my very essence. I share everything I like and believe in, with the ultimate purpose of inspiring you.

You may also like...

1 Comment

  1. leoniri says:

    Sa bukur tingllon gegnishtja e shkruar.. nice writeup though,

Leave a Reply