Boston, Lifestyle, New York, Photography, Travel, United States of America

Boston & New York + Key Things I Learnt During the Conference

Processed with VSCO with b1 preset

Processed with VSCO with b1 preset

A hundred times have I thought New York is a catastrophe, and fifty times: It is a beautiful catastrophe.

Diku nga mesi i muajit Shkurt pata mundësinë me udhëtu në Amerikë për konferencën e MUN (Model United Nations) në Boston edhe me vizitu pak New York-un. Përpos që i vërtetova shumicën e shprehjeve apo ‘quotes’ që njerëz t’ndryshëm i kanë shpreh për New Yorkun, mbeta jashtëzakonisht e mahnitur me dinamikën, rrokaqiejtë po edhe me kulturën e njerëzve. Edhe pse nuk pata kohë me shiju plotësisht Bostonin e New York-un, ato pak orë që i kishim të lira bashkë me shoqe i kemi shfrytëzu në maksimum me vizitu Boston Freedom Trail, Harvard, City Hall, MoMA, Times Square, Central Park, Little Italy, Fifth Avenue, Wall Street, Financial District, Soho edhe disa vende tjera. Për mos me e zgjatë ma shumë, po i lo disa detaje të udhëtimit për Vlog-un tim t’parë në Youtube që do ta ndaj me juve gjatë javës tjetër.

Përpos kësaj, dashta gjithashtu me i nda me juve tri gjërat kryesore që i mësova gjatë konferencës:

  • MUN Konferenca zhvillon aftësitë e udhëheqjes. Përpos të folurit publik e punës ekipore, na patëm rast edhe me përdor negocimin si aspekt tjetër shumë i rëndësishëm në përpilim e projekt propozimeve dhe projekt rezolutave. Aftësia për me e pa situatën prej anës tjetër është një nga aftësitë më të rëndësishme që mundet me i pas një negociator.
  • Përvoja si delegat është gjithashtu mënyrë e mirë me pasuru eksperiencën tuaj, dhe besoj që kish me pasë efekt pozitiv në CV po edhe thjeshtë në biografinë tuaj.
  • Rrjeti i kontakteve që krijohet përmes kësaj konference mundet me qenë mundësi e mirë për ju me depërtu globalisht me projekte ose punë, por edhe thjeshtë mundësi e mirë me pasë kontakte me njerëz prej sfondeve të ndryshme kulturore.

Kushdo që ka dëshirë me provu këtë konferencë, j’u sugjeroj me i përcjellë lajmet e këtyre konferencave edhe kohët se kur duhet të aplikoni, edhe mos harroni që duheni me u përgaditë mirëëëë edhe me kërku fonde nëse nuk mundeni me i mbulu shpenzimet vetë 🙂

E juaja,

Fjo

(scroll down for English)

DSC_1388
DSC_1462Processed with VSCO with m6 presetIMG_6385IMG_6831Processed with VSCO with a6 preset

———————————– English ——————————–

Somewhere around mid-February I had the opportunity of traveling to America to attend the HNMUN conference in Boston, and make a quick turn to New York. Besides proving right most of the quotes about New York,  I was extremely impressed with the dynamics, skyscrapers and the culture people. Although my friends and I had little time to explore the two cities because of the tight schedule during the conference, we still made sure we visited some of the most interesting places like the Boston Freedom Trail, Harvard, City Hall, MoMA, Times Square, Central Park, Little Italy, Fifth Avenue, Wall Street, Financial District, Soho and some other places. I’m going to stop here as there is a Video coming up in my Youtube channel related to all the things we did during this trip 🙂

In addition, I wanted to share with you three key things that I learned during the conference:

  • MUN Conference is great on leadership and organization skills. Besides public speaking and teamwork, negotiation was also a key part to the conference and helped us prepare project proposals and draft resolutions. By the way, I’d strongly suggest you read Getting to Yes: Negotiating Agreement without Giving in 🙂
  • The whole experience of being a delegate enriches your personal biography and who I believe has a positive effect on your CV.
  • The network of contacts you create during this conference is an excellent opportunity to share your projects and work, but also simply a good opportunity to meet people from different cultural backgrounds.

For anyone interested in the conference, I suggest you follow MUN news so you are prior aware of the time and place where it will be held next, and I also suggest you prepare beforehand and work on gathering funds if you cannot cover the expenses.

Yours truly,

Fjo

Advertisements

albakrp

Digital journal of my very essence. I share everything I like and believe in, with the ultimate purpose of inspiring you.

You may also like...

Leave a Reply