Creations, graphic design, Healthy, inspiration, Kosovo, Life, Lifestyle, motivation

The frame of vision

Processed with VSCOcam with f2 preset
Çaji i rusit ndihmon në kthjellimin e mendjes.

Scroll down for the English version.

Dielli që po mbizotëron këto ditët e fundit i ka japë Prishtinës njëfar freskie para-pranverore qe personalisht po m’inspiron shumë. Dita ime e zakonshme fillon herët n’mëngjes, edhe nëse nuk kom ndonjë plan për atë ditë. E kom përmend edhe ma herët që jom person që kom qef me u zgju herët, se nëse i humbi disa orë t’mëngjesit n’gjumë, e kom ni ndjenjë që kom humb shumë kohë prej asaj dite, kohë t’cilën kisha mujt me e perdor me bo diçka ma produktive.

podu

 Shkrimi im i sotëm osht i lidhur me krijimin e ni “kornize vizioni” të cilën e kom kriju unë për veti vite ma herët, ama sot pata qef me e nda edhe me juve. Idea për këtë kornizë vizioni ka ardhë prej ni personi familjar shumë t’dashur për mu, që për herë t’parë m’ka njoftu me konceptin e “ndjekjes së andrrës.” Korniza e vizionit osht ni përmbledhje fotografish, tekstesh, kujtimesh, datash dhe andrrave. Çdo mëngjes kur zgjohemi prej gjumit kemi diçka para syve që e shohim secilën ditë. Ky gjësend mundet me qenë muri i dhomës, pasqyrja, dritarja e dhomës apo çkado që keni ju para syve. A keni mendu najherë që në vend të murit apo pasqyres, me pas ni kornizë në t’cilën ju i keni mbledh t’gjitha dëshirat e andrrat se ku keni dëshirë me udhtu, çka synoni me mrri në karrierën profesionale, burimin e motivimit apo çkado tjetër që ju e mendoni çdo ditë, po nuk i kushtoni rëndësi t’mjaftushme.

2a951781f8dd353bd3a6c4ecdda37a98

Çka me bo?

#1 Merreni një kornizë, letër, apo çkado tjetër që mundet me shërby si bazë.

#2 Pyteni veten çka jon synimet e juaja për jetë, e shkrujini me ni fletë.

#3 Mblidhni fotografi apo tekste që lidhen me andrrat e juaja. Nëse ju e keni andërr me vizitu murin Kinez, atëherë printojeni një foto të murit kinez e ngjiteni në kornizë apo letër.

#4 Përdorni sa ma shumë ngjyra për kornizën e juaj.

#5 Vizatojeni vetën n’mënyrë qesharake apo edhe profesionale (varet nga niveli juaj i aftësive) tek Muri Kinez. Këshillë: Vizatojeni veten të buzëqeshuuuuuuur.

Random10

#6 Vendoseni kornizën aty ku e shihni çdo ditë e smundeni me e shmangë.

#7 Organizojini mendimet e dëshirat tuaja.

#8 Besojini vetes!

P.S Bashkë me këtë shkrim po i bashkangjis disa foto të ditëve të fundit. Knaquni sonte!

Sinqerisht e juaja (tashmë njëzet vjeçare),

Fjo

01efc1bcfdd6ebaeecc7c3f5d7cbe43b

672c5239185a69b6d82b0a402307de22

English readers:

The inspiring sunny weather has given Prishtina a pre-spring glow. My day usually starts early in the morning, even if I have nothing planned for that day. I’ve mentioned this earlier, but I am an early bird and waking up late makes me think that I have lost a big part of the day that I could’ve put to use more productively (opportunity costs).

My post for today revolves around creating a “vision frame,” one which I have created for myself years ago. The idea behind this frame came from a dear family member who first introduced me to the concept of “following my dream.” The vision frame is a collection of photographs, texts, memories, dates and dreams. Each morning we wake up we have a certain thing in front of us, This ‘thing’ can be the wall of our room, a mirror, a window, or anything else. Have you ever thought that instead of that wall you see every morning, you could put a frame in which you collected every dream of yours? Dreams of places you’d like to visit, what you hope to accomplish, your source of inspiration or any other thing that you cannot go a day without thinking about.

What to do?

#1 Take a frame, letter or pin-board that you could use as a base.

#2 Ask yourself some of the biggest questions like: “What are my goals?”

#3 Collect pictures or texts that are related to your dreams. If you dream of visiting the Great Wall of China, then print a picture of it.

#4 Use colors to your frame and make it more fun and appealing.

#5 Draw yourself in a funny or professional way on top of the Wall of China. Tip: draw yourself smiling.

#6 Put the frame in a visible place, a place you cannot ignore.

#7 Believe.

Yours truly (20 years old now),

Fjo

Advertisements

albakrp

Digital journal of my very essence. I share everything I like and believe in, with the ultimate purpose of inspiring you.

You may also like...

Leave a Reply