inspiration, Kosovo, Lifestyle, Personal Diary

Old Magazines: Digging through History

Processed with VSCO with a4 preset

Sot, deri sa isha duke hulumtu në lidhje me ni projekt timin n’Bibliotekën Kombëtare, i gjeta numrat e parë të revistës Teuta. Përpos pamjes klasike, të thjeshtë e elegante, titujt ma moren vëmendjen menjëherë. Isha mësu me lexu revista t’tanishme ku titujt jon zakonisht (po jo gjithmone) “Filan Fisteku spjegon per lidhjen e dashurisë, ku shkoi keq?” ose “Dieta më e re e provuar shkenctarisht” etj etj…

mnea6132.jpg

Numri i tretë i revistës Teuta e kishte “E para Shqiptare e Doktoruar në Dramaturgji” si titull kryesor. Kur shfletova te faqja për këtë titull, artikulli ishte per ni vajzë e cila kishte doktoru ne dramaturgji në Amerikë, më saktësisht në zemrën e dramaturgjisë: BROADWAY. Ni pytje që intervistuesi ja kishte bo vajzes ishte “Si realizohen ëndërrat?” ku ajo ish përgjigjë n’mnyrën ma t’mirë të mundshme:

“U betova para ëndërrës sime dhe para synimeve të mira, u betova në heshtje para vizionit të popullit tim që s’më hiqej nga mendja e nga zemra asnjë çast, u betova para përfytyrimit të nënës dhe të gjyshës sime, se nuk do t’ua marr fytyrën. Përkundrazi. Zura të hulumtoj në thellësitë më të mëdha të shpirtit për te gjetur forca të realizoja ëndrrën dhe betimin tim.”

Përpos ksaj, fotot të cilat i kishin vendosë n’ballinë ishin aq t’thjeshta po t’njejtën kohë shumë vetë-spjeguese  (descriptive). Për shembull, me anë t’ni fotoje t’ballinës e kuptohej stili i flokve, veshjes, grimit se t’gjitha ishin të paraqituna me ni mnyrë shumë t’sinqertë. Përpos ksaj, diçka që m’boni shumë përshtypje ishte stili të cilin e kishin paraqitë ne revistë. Fundat e pantollonat e pëlhurës ose të kombinume me pëlhura desenesh me vija, pika, katrorë gjeometrik etj., ishin t’gjitha veshje e stile që i kemi tash. Veç ni pjesë t’cilën tash e kemi ma ndryshe ishte stili i flokve. Frizurat klasike n’formë të bananes edhe flokët e shkurta ishin shume in.

Processed with VSCO with m3 preset

Ky botim i maposhtëm ishte n’vitin 2000, bash pas luftës. N’faqe t’revistës mundeni me ndje shpresë, gëzim e lehtësim.

lcof1357.jpg

Processed with VSCO with a4 presetProcessed with VSCO with a4 presetProcessed with VSCO with a4 presetProcessed with VSCO with a4 presetProcessed with VSCO with a4 presetProcessed with VSCO with a4 presetProcessed with VSCO with f1 presetProcessed with VSCO with a4 presetProcessed with VSCO with a4 presetProcessed with VSCO with a4 presetProcessed with VSCO with a4 preset

Advertisements

albakrp

Digital journal of my very essence. I share everything I like and believe in, with the ultimate purpose of inspiring you.

You may also like...

Leave a Reply