Fashion, inspiration

Blazing new trails

(English version coming soon)

DSC_0169

Çdo herë kur familja ime dhe unë udhëtojmë diku, Prizreni është vendi ku ndalemi me shiju atmosferën, aromën e shijen e qebapave, e besa edhe zhurmën e Bistricës. Prej që kom qenë e vogël i kom dashtë ambientet, objektet e qytetet e vjetra. Tek unë, vjetërsia simbolizon origjinalitet e thjeshtësi, dy karakteristika që mundohem me i përfshi në secilin aspekt të jetës. Prizreni është vend që n’rrugët me kalldrëm mban histori që për vendin tonë kanë me qenë gjithmonë t’rëndësishme. Përpos historisë, rrugët, rrënojat dhe ndërtesat e vjetra të Prizrenit mbartin kulturë, diçka t’veçantë që populli ynë e ka pasë e ka me pasë ton jetën. Është gati e pamundur me kalu n’këtë qytet pa e pi ni çaj me limon te Çarshia ose pa pi pak ujë te shatërvani. Vlerat e këtij vendi, e edhe të shumë vendeve tjera në Kosovë, duhemi me i rujtë e me i përdorë sa ma shumë për arsye edukative, artistike apo thjeshtë për qef. Po ndihna shumë krenare që sot po shkruj në kuadër të ni aktiviteti si TEDxPrizren, aktivitet ky që është organizu n’mënyrë t’pavarur nga ni grup njerëzish kreativ e shumë ambiciozë. Po ndihna krenare edhe që disa njerëz tash kanë fillu me ikë prej atyne përshkrimeve që gjanat e vjetra domosdoshmërisht paraqesin diçka ‘demode,’ ‘katunarski’ apo ‘palidhje,’ e kanë vendos me i shfrytëzu burimet e ni kulture të pastër e të veçantë me kriju diçka të bukur. Manifestimi i të resë ka me qenë gjithmonë i mirëpritun te unë, po kombinimi i rrënjëve të vjetra të ni qyteti me zemrën e një të riu po m’shijon sot ma shumë. Tradita me trendet, pse mos t’jetë kjo bazë e krijimtarisë tonë?

“Ç’kemi pasur-Ç’kemi tash-Ç’kemi për të fituar
Kalaja, Kompleksi, Marashi, lagjet, biblioteka dhe urat
Grimcat e kohës të rënduan në petkun e arkitekturës”

Përpos bukurisë t’qytetit, sot pata dëshirë me shkru pak edhe për veshjet kombtare që me shumë nostalgji i ruj në dollap. Këto veshje e diferencojnë kulturën tonë prej kulturave tjera. Edhe kur kanë qenë të eksopozume në modernizëm, ato gjithmonë e kanë mbajtë kuptimin e tyne. Dizajni, ngjyrat e materiali i tyre m’inspiron shumë për veshje ditore, posterë të ndryshëm e shumë të tjera. Sot vendosa me i shetitë veshjet kombëtare në rrugët e ktij qyteti kaq misterioz e të zhytun në kulturë. Secili vend në të cilin unë i kom bo fotografitë paraqet diçka t’rëndësishme të këtij vendi. Rrugët e mbushuna me histori e veshjet e mia plot kulturë besoj që kanë me ju pëlqy për shkrimin e sotëm.  Tash, duke qenë se sot e kalova ni ditë shumë t’bukur, po e vazhdoj ditën time në Prizren në praninë e organizatorëve, mysafirëve e publikut të TEDxPrizren.

E juaja,

Fjo

P.S Per veshjet kombetare e falenderoj shume shoqen time Hanen, gjyshja e se ciles i ka punuar veshjet me dore.

DSC_0158 DSC_0164 DSC_0202 DSC_0187 DSC_0188 DSC_0215 DSC_0217 DSC_0228 DSC_0233 DSC_0253 DSC_0263
DSC_0160

DSC_0213

Advertisements

albakrp

Digital journal of my very essence. I share everything I like and believe in, with the ultimate purpose of inspiring you.

You may also like...

Leave a Reply